Mediat italiane ‘dush të ftohtë’ Shqipërisë, ish-ministri Manjani sulmon kryeministrin: Ja sa kollaj zhbëhet propaganda e Ramës!

Data

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka komentuar dy artikujt e publikuar së fundmi nga mediat taliane, njëri nga Bild për skemën e presionit mbi zgjedhjet në vendin tonë, dhe tjetri nga Rai 3 mbi përfshirjen e vëllai të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në dosjen Xibraka.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Manjani shkruan ndër të tjera se kjo është propaganda e Ramës e cila helmon e mashtron qytetarët çdo ditë.

Postimi i plotë i Manjanit:Ja pra sa kollaj zhbëhet e gjithë propaganda e Ed Ramës dhe kazanit të tij. Propagandë e cila helmon e mashtron njerëzit 24 orë në ditë.

Mjafton një gazetar i pavarur që bën punën i lirë dhe një media që nuk merr telefonatë për të mos lejuar transmetimin. (Në fakt jam i bindur që ka patur ndërhyrje, por ndërhyrsit nuk ia kanë dalë dot)

Bild zbërtheu skemën e presionit mbi zgjedhjet. RAI zbërthen rregullisht lidhjet e nivelit të lartë qeverisës me trafikun e drogës dhe mafien.

Ja kaq!

Dëgjuat apo jo, ju media e gazetarë që bëni lajme me “burime”! Helmoni e mashtroni dynjanë me llogje pazari e pazaresh.

Kjo është arsyeja themelore që në shtëpi prej vitesh nuk shohim asnjë edicion lajmesh apo emision debati nga kanalet shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related