Nuk ka surpriza! U propozua nga Rama, Begaj dekreton 11 Majin për datën e zgjedhjeve

Data

Zgjedhjet parlamentare në pranverën e ardhshme do të mbahen në datën 11 Maj të vitit 2025. Kjo është datë që ka dekretuar Presidenti i Republikës, Bajram Bega

“Presidenti i Republikës vendosi që të respektojë kërkesën e KQZ-së dhe të caktojë datën 11 maj 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.” – thuhet në dekretin e Presidentit.

Kreu i shtetit zhvilloi takime në Presidencë me të gjithë aktorët politikë, por u refuzua nga opozita, duke i konsideruar si farsë ato konsultime, pasi sipas saj, Begaj e kishte caktuar datën e zgjedhjeve me urdhër nga kryeministri Edi Rama.

Nga konsultimet me Begajn, Partia Socialiste e cila përfaqësohej nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi propozoi 11 Majin si datë të zgjedhjeve.

Po ashtu e njëjta datë u propozua edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili po ashtu konsiderohet si një “vegël” e Qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related