Buxheti 2025, pas heqjes së izolimit, Berisha kthehet të martën në Kuvend, krah Bardhit, do të depozitojë 2 amendamente

Data

Të martën (3 Dhjetor) Sali Berisha do të kthehet në ulësen e tij në Kuvend, për herë të parë pas thuajse 1 viti izolim në shtëpi. Pas seancës së fundit ku mori pjesë, pikërisht asaj të 21 dhjetorit të 2023 ku u votua dhënia e autorizimit SPAK për të vendosur ndaj Berishës masën e arrestit në shtëpi, ai do t’i drejtohet të martën Kuvendit në seancën ku diskutohet për buxhetin e 2025. Oponencën nga shtëpia, kreu i demokratëve ka vendosur ta vijojë brenda sallës plenare, ku do të prezantojë dy amendamentet që mbajnë firmën e tij.

Mësohet se Berisha do të dorëzojë dy amendamente, të cilat sikurse e përcakton rregullorja prezantohen nga deputeti propozues. I pari ka të bëjë me Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. I dyti, me ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. Këto amendamente, përfshihen në mesin e 34 amendamentesh të tjera të propozuara nga PD. PD ka deklaruar se krye-amendament ka atë për përcaktimin e minimumit jetik, por edhe më shumë mbështetje për pensionistët, shëndetësinë e arsimin. Ndërkohë kthimi në Parlament, Sali Berishën do ta gjejë në një tjetër karrige, këtë herë më në qendër të sallës. Me bashkimin me të, Gazment Bardhi është kujdesur të spostojë Lulzim Bashën e Enkelejd Alibeajn e të afrojë më pranë Sali Berishën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related