Një nga lajmet më të komentuara së fundmi kanë qenë thashethemet se futbollisti Eros Grezda do të jetë pjesë e “Big Brother Vip Albania 4”
Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” e telefonuan për të konfirmuar lajmin, por ai nuk dha një përgjigje konkrete, pasi sipas tij, do e marrim vesh shumë shpejt, duke nënkuptuar se egzistojnë mundësitë për të qenë pjesë e spektaklit.
I pyetur se çfarë mendonte se do të bënin vajzat nëse ai do të futej në shtëpinë e “Big Brother”, Eros u shpreh se nuk kishte idenë, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar.
Ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse Eros Grezda do të jetë pjesë e këtij edicioni të BBV apo jo.
Rudina: Do e ndash shapin nga sheqeri, do jesh banor i Big Brother VIP Albania?
