Trump nominon babain e dhëndrit të tij si ambasador të SHBA-së në Francë

Data

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nominuar bababin e dhëndrit të tij, Charles Kushner, që të shërbejë si ambasador i Francës.

Trump e përshkruan babain e Jared Kushner-it, si një lider, biznesmen, filantropost dhe tregtar të suksesshëm, me eksperiencë të konsiderueshme në industrinë pasuri të paluejtshme.

Presidenti i zgjedhur i amerikanëve nënvizoi po ashtu edhe lidhjen e Jared Kushner, i cili është i martuar me vajzën e tij, Ivanka.

“Djali i tij, Jared, ka punuar ngushtësisht me mua në Shtëpinë e Bardhë dhe në veçanti me Operacionin Warp Speed, Reformën e Drejtësisë Penale dhe me Abraham Accords,” shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social.

Charles Kushner u fal nga Trump në vitin 2020 pas një dënimi në vitin 2005 për akuza federale. Chris Christie, i cili udhëhoqi çështjen si avokat amerikan për New Jersey, tha në vitin 2019 se Kushner kreu “një nga krimet më të neveritshme” që ai kishte ndjekur penalisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related