Sali Berisha, Myslym Murrizi, Adriatik Alimadhi dhe Çelo Hoxha sulmojnë LANÇ, akuzojnë partizanët e komunistët se…

Data

Në 29 nëntor 1944, Shqipëria shpalli fitoren mbi pushtuesit nazifashistë, një datë që konsiderohet si simbol i lavdisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ). Megjithatë, edhe pas 80 vitesh, debati mbi natyrën e kësaj lufte dhe rolit të partizanëve nuk është zhdukur, por përkundrazi, është përsëritur dhe intensifikuar. Sali Berisha, Myslym Murrizi, Adriatik Alimadhi dhe Çelo Hoxha janë disa nga figurat publike që, përmes akuzave të rënda, kanë sfiduar historiografinë zyrtare dhe kanë sulmuar LANÇ-in, duke e cilësuar atë si një tragjedi kombëtare.

Ata nuk ngurrojnë të akuzojnë partizanët dhe komunistët për krime të rënda, duke përfshirë vrasjen e mbi 5 mijë shqiptarëve dhe përfshirjen në një periudhë të errët të historisë, të mbushur me gjak dhe padrejtësi. Në këtë kuadër, 29 nëntori për këta individë është një simbol i tragjedisë dhe i një periudhe që, sipas tyre, solli në pushtet një “bandë” dhe një “parti kriminale”. Ky qëndrim kundër LANÇ-it vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme, që ka shpërthyer në polemika të shumta, duke hedhur hije dyshimi mbi atdhedashurinë dhe qëllimet e vërteta të atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e shqiptarëve e kujtojnë këtë luftë si një periudhë të lavdishme, ku djemtë dhe vajzat luftuan për të çliruar atdhenë nga zgjedha e pushtuesve të huaj, duke sakrifikuar gjithçka për të na siguruar një të ardhme të lirë. Sidoqoftë pavarësisht viteve që kanë kaluar, ky debat vijon, teksa më poshtë po pasqyrojmë reagimit e zotërinjve, Berisha, Alimadhi, Hoxha dhe Murrizi.

Reagimi i Berishës

Shqipëria festoi dje, më 29 Nëntor, 80-vjetorin i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Por këtë datë, politika e feston të ndarë, pasi të djathtët kremtojnë 28 Nëntorin si ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një artikulli të ribotuar dje në rrjetin social Facebook, thekson se edhe sot “pasardhësit e diktatorit stalinist vazhdojnë të kremtojnë ditën e Çlirimit sipas ritit enveristo-serb me datën 29 nëntor, pra me datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit, madje edhe pasi festoi dy vitet e para këtë festë më datën 28 nëntor”. Sipas Berishës, “Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë, për ta njësuar këtë festë, jo me ditën e Çlirimit, por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajce, më 29 nëntor të vitit 1943”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related