Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej disa ditësh ndodhet në qeli pas vendimit të GJKKO, ka dhënë një intervistë me shkrim këtë të enjte për emisionin “Top Story” me Grida Dumën.
Ai ka folur në lidhje me akuzat ndaj bashkëshortes së tij, dhe shifrave që sipas dosjes rezultojnë të jenë shpenzuar prej Ajola Xoxës.
Pyetjes nëse ka pasur apo jo dijeni për shpenzimet e bashkëshortes tënde Ajola Xoxa? A e ke ditur që janë shpenzime personale apo të bizneseve të saj? A ke pasur dijeni për shifrat e këtyre shpenzimeve, Erion Veliaj iu përgjigj:
“Bashkëshortja ime vjen nga një familje e nderuar, e pasur dhe me 17 vjet karrierë në studio e biznes privat. Ka shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë të reja në rreth një dekadë.
