Kryeministri Edi Rama dyshohet se është implikuar në aferat e çiftit Meta-Kryemadhi. Pak ditë më presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërkohë që akuzohet për korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim e fshehje të pasurive, akuza këto të njëjta edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Dosja e SPAK për çiftin Kryemadhi-Meta është shumë voluminoze dhe në të ka të përfshirë shumë emra “VIP” si politikanë apo biznesmenë. Për këtë arsye ndaj zonjës Kryemadhi ka pasur akuza të forta nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka deklaruar se nuk është ai “Peshku i Madh” dhe se për këtë ka dijeni zonja Kryemadhi
Sakaq pas deklaratës së ish-ministrit Koka, edhe ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje deputetes Monika Kryemadhi që të bëjë transparenca sa i takon këtyre akuzave. Kështu që e ndodhur përballë një atmosferë të mbushur me tension dhe akuzat e ndërsjellta, Monika Kryemadhi ka hedhur dje një “bombë politike”, duke zbuluar se “Peshku i Madh” ndodhet në telefonin e saj. Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Ramën, teksa e quajti atë si “Peshkun e Madh” që ka në telefonin e saj dhe paralajmëroi se do t’i bëjë publike mesazhet që ka me të. Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Ramën, teksa e quajti atë si peshkun e madh që ka në telefonin e saj dhe paralajmëroi se do t’i bëjë publike mesazhet që ka me të. Duke folur nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë dje për mediat, Kryemadhi e ka përmendur qartë Ramën si një aktor kyç në këtë skandal, duke e bërë atë pjesë të një loje të rrezikshme ku interesat politike duket se kanë kaluar çdo kufi.
Ndërkohë në një përgjigje ndaj deklaratave të Berishës që e akuzoi nga maja e ballkonit se i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës, ajo theksoi se ish-kryeministrin e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish-ambasadoren e BE-së, Vlahutin që sipas saj, bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. “Merreni Ramën seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ia kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud”, deklaroi Kryemadhi.
Berisha mesazh Kryemadhit
Ndërkaq kujtojmë se nga dritarja e apartamentit të tij ku ndodhet në “arrest shtëpie” kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi javën që shkoi Monika Kryemadhin, se i ka dorëzuar Edi Ramës 460 mijë euro. Berisha pati një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, që të sqarojë këtë shumë parash. “Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës.
