Lirimi i Berishës/ Vokshi: Sot u g*dit mashtrimi që iu bë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve

Data

Deputetja e PD, Albana Vokshi foli mbi vendimin e lirimit të kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha, ku u shpreh se sot është një ditë e mirë jo vetëm për demokratët dhe PD, por për të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata të cilët nuk janë simpatizantë të PD.

Vokshi tha ndër të tjera se, sot iu dha një goditje e fortë mashtrimit që po i bëhet shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Është një ditë e mirë për PD, por jo vetëm, ashtu sikursë dhe zoti Berisha e theksoi në fjalën e mbajtur para mbështetësve që kishin ardhur për ta pritu8r. Është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë simpatizantë për PD.

Është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë Shqiptarët. Dita e sotme shënon një tjetër goditje ndaj mashtrimit që ju bë Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve nëprmjet një lobimi me anë të parave të krimit të organizuar, drogës dhe korrupsionit. Një propagandë dhe fasadë që i jepte tjetër situatë të asaj cka është në fakt në vend.

Është një ditë e mirë, u arrit të ndalej tentativa për të zhbërë PD, por jo vetëm PD por për të zhbërë pluralizmin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related