Investimet e qeverisë gjermane në Shqipëri, ambasadori Bergner pritet të vizitoj landfillin e Vlorës

Data

Ambasadori gjerman Karl Bergner ka nisur vizitën e tij në Vlorë në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë. Teksa shoqërohej nga stafi i tij, Bergner ka parë nga afër ambientet e muzeut e ka dëgjuar historinë e qeverisë së parë shqiptare.

Në fjalën e tij, Bergner ndërsa u ndal te marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, u shpreh se po sheh nga afër investimet e bëra nga qeveria.

“Po shikojmë nga afër investimet që qeveria Shqiptare ka bërë në vend e në veçanti në Vlorë e do punojmë për më shumë mbështetje”, deklaroi ai.

Ambasadori do ketë një tjetër vizitë në orën 15:00 në Bashki në pas në orën 17:00 do vizitojë Landfillin e qytetit, një nga investimet e qeverisë Gjermane që pritet të vendoset në funksion së shpejti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related