Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga operacion i SPAK ndaj një grupi kriminal të shtrirë në Shqipëri dhe jashtë vendit, koka e të cilit është Suel Çela.
Lala shpjegoi se hetimi ka nisur pas marrjes së të dhënave nga autoritetet belge dhe franceze, kryesisht të dhëna nga aplikacioni SKY ECC që përdorej nga grupet kriminale.
Lala komentoi edhe masat e sigurisë ndaj dy gazetarëve Hoxha dhe Qyno, duke rezervuar të japë një koment pasi nuk ka ende informacione të qarta për ta, por deklaroi se me Hoxhën ka ndarë prej vitesh të njëjtën redaksi dhe ndihet e keqardhur.
“Është hetim mbi bazën e të dhënave nga autoritetet beelge dhe franceze. Të dhënat e SKY ECC. Grupi kriminal që është goditur ka operuar në zonën e Elbasanit dhe vende të ndryshme të BE, si Belgjika.
Është shpallur në kërkim kreu i grupit, Suel Cela. Ka patur kontrolle në bazat e Suel Celës. Ai ka qenë në kërkim mbi bazën e dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ai thoshte se Suel Cela e kishte kontrktuar për dy vrasje por nuk u realizuan. RAsti i dytë kur është përmendur, është incidenti në policinë e shtetit në hyrje të tregun asgro ushqimor, ku u qëllua ndaj policia por nuk u ndëshkua. Ky është rasti i tretë ka disa vepra penale
