U fut në Big Brother VIP, policia arreston konkurrentin e dënuar me dy vite burg! Ja për çfarë akuzohet

Data

Një ditë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP, policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë, për të arrestuar konkurrentin Liam Osmani, 44-vjeç, i cili akuzohet për mashtrim.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related