Përfundon takimi me Begajn, PS kërkon 11 Majin 2025 si datë të zgjedhjeve

Data

Partia Socialiste në takimin me Presidentin Bajram Begaj ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi ka theksuar se kjo është data më korrekte për mbajtjen e këtyre zgjdhjeve.

Në orën 10:30 ishte planifikuar që Presidenti Begaj të takohej me përfaqësuesit e PD-së, më konkretisht me sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Nokën dhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin, po ata refuzuan. Pak ditë më parë, Gazment Bardhi akuzoi se konsultimet janë farsë, pasi sipas tij, Bajram Begaj e ka caktuar datën e zgjedhjeve me kryeministrin Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

Ndërkohë në këto momente Begaj po zhvillon një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related