Amerikanët i vendosin “vijat e kuqe” Ramës, ja si SHBA ia ka bërë të qartë se porti në Porto Romano është një…

Data

Teksa tensionet gjeopolitike po rriten dhe Shqipëria po kalon në një fazë vendimtare për sigurinë e saj kombëtare e rajonale, amerikanët duket se i kanë vendosur “vijat e kuqe” kryeministrit Edi Rama. Kjo është bërë e ditur nga ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, i cili ka komentuar një takim që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është diskutuara edhe për ndërtimin e portit në Porto Romoano. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Meçollari ka zbuluar prapaskenat e këtyre zhvillimeve, duke theksuar se, sipas dokumenteve dhe deklaratave zyrtare, ky kompleks portual ka një rol të qartë në forcimin e logjistikës ushtarake dhe lëvizshmërinë e trupave të NATO-s. Kjo do të thotë se çdo hap i gabuar ose i njëanshëm mund të sjellë pasoja të rënda për reputacionin dhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Ahahaha! Ju është bërë obsesion Porti në Porto Romano. E keni qarkut të mbyllur. Kjo histori më kujton një letër që kishte përgatitur një ish Shef Shtabi i Përgjithshëm kundër një atasheu ushtarak të një vendi aleat. E kishte bërë në aq shumë kopje dhe ia jepte edhe çdo kapteri të vendit aleat që takonte për t’ia dorëzuar Shefit të tij të Shtabit të Përgjithshëm. Ka biseduar Vëngu dhe në Departamentin e Shtetit. Po thuaje saktë i thashë bashkëbiseduesit, se ai nuk të ka thënë asgjë ose të ka kthyer përgjigjen e shefit të Blinken se ‘Porto Romano është një çështje e NATO-s’. Kur Sekretar Blinken bëri këtë deklaratë në Tiranë më 15 shkurt 2024, e dinte që Komandanti i NATO-s dhe SHBA në Europë gjeneral Cavoli kishte deklaruar në 5 maj 2021 se ‘Porti i Durrësit ka qasje strategjike për Aleancën’.

Vëngu shkruan mbas takimit në Uashington se ‘Më konkretisht, u fokusuam te investimet përgjatë Korridorit VIII dhe mundësitë strategjike e operacionale që ofron kompleksi portual Durrës-Porto Romano në logjistikë dhe lehtësimin e lëvizshmërisë së trupave aleate në Europën Juglindor”, shkruan Meçollari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related