Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit hyn në fazën vendimtare: 14 kandidatë në intervistim më 24 mars

Data

Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit hyn në një fazë kyçe, pasi Ministria e Brendshme ka përcaktuar datën 24 mars për intervistimin e kandidatëve.

Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë intervistat duke nisur nga ora 09:30, ndërsa në garë janë 14 kandidatë që kanë kaluar fazën paraprake të verifikimit.

Nga 16 aplikantë fillestarë, dy janë skualifikuar pasi nuk plotësonin kriteret e kërkuara për drejtimin e Policia e Shtetit.

Komisioni që do të bëjë vlerësimin përbëhet nga zëvendësministri i Brendshëm në rolin e kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në listën e kandidatëve përfshihen emra si Saimir Boshnjaku, Tonin Vocaj, Skënder Hita, Elidon Çela, Afrim Tafa, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Gentian Berberi, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Neritan Nallbati dhe Pëllumb Seferi.

Pas përfundimit të intervistave, komisioni do të ketë 48 orë kohë për të bërë renditjen e kandidatëve sipas pikëzimit, ndërsa lista përfundimtare do t’i dërgohet ministrit të Brendshëm për vendimmarrje.

Emri i ri në krye të Policisë së Shtetit pritet të zyrtarizohet brenda fundit të marsit ose në fillim të prillit, duke përmbyllur kështu procesin e nisur pas largimit nga detyra të Ilir Proda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related