Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke marrë asistencën e prokurorëve të FBI dhe ekspertëve të njohur financiarë, ka arritur të zbardhë disa nga dosjet më të mëdha korruptive që lidhen me dy politikanët më të fuqishëm të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje sa i takon hetimeve të SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa premtoi se prokurorët secila do t’i ndihmojë me prova e fakte për të cuar përparje hetimet ndaj çiftit Meta-Berisha dhe familjarëve të tyre.
“SPAK do të thellojë hetimit ndaj ish-presidentit dhe s’mund të rrijë pa sekuestruar vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit. Ne e kemi ndihmuar Prokurorinë Speciale me prova e fakte që ta ketë më të lehtë hetimin për pasurinë e Ilir Metës dhe familjarëve të tij, një pjese e së cilave dyshohet se janë në mes të Londrës dhe nuk janë pak pro 51 asete, të vënë dhe ndërtuara me lekët që iu kanë grabitur shqiptarëve, një pjesë e cilave janë si rezultat i vjedhjes së floririt të Krrabës dhe privatizimit të Bankës së Shqipërisë, etj.
Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi dyshohet se ka prona në të gjitha vendet e Europës, duke filluar nga Oslo (Norvegji), Londër (Britani e Madhe), Stokholm (Suedi), Itali, Belgjikë, Zvicër, Austri, Greqi, Qipro dhe San Marino. Pra në këto vende ata dyshohet se kanë fshehur pasuri marramendëse, duke filluar nga aset, tek llogari bankare, që kapin shifra miliarda dollarë. Këtu nuk i ekzagjeroj. Kështu që në këtë drejtim këto pasuri do të konfiskohen dhe do t’i shkojnë shqiptarëve. SPAK unë e kam ndihmuar dhe do ta ndihmoj me prova ndaj pushtetarëve të korruptuar”, deklaroi ai.
Hetimet e SPAK
Më herët avokati Idajet Beqiri teksa ishte i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV tha se SPAK-u ka dosje me 500 faqe me 47 afera që ka kryer Ilir Meta. Brenda këtyre aferave, ka edhe krime, dyshime të arsyeshme për vrasje, vrasje personalitetesh, njerëzish të pafajshëm. “Në ato 47 afera korruptive futen edhe afera të rënda që janë kryer në të gjithë Shqipërinë. Edhe krime, dyshime të arsyeshme për vrasje, vrasje personalitetesh. Vrasje njerëzish të pafajshëm që t’i hapej rrugë korrupsionit, vjedhjeve dhe hajdutërive të tij, duke nisur edhe nga vjedhja e floririt.
Por Ilir Meta kur ka lexuar këto 500 faqe, ku ka parë çfarë provash dhe faktesh ka brenda dosjes, është bindur që SPAK-u ka një FBI brenda që është me prokurorë dhe gjyqtarë, hetues të kalibrit të lartë, por qenka edhe me disa financierë të jashtëzakonshëm që dinë çfarë pyetjesh t’u bëjnë ekspertëve dhe si t’i grumbullojnë provat që të bëjnë një mal pafund me dosje. Një shumë e madhe me dosje është vetëm për kompleksin Partizani”, nënvizoi ai. Megjithatë pavarësisht deklaratave të bërë nga avokat i njohur, Idajet Beqiri, sqarojmë se do person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
