Në Tiranë u hapën 435 biznese më pak se vitin e kaluar

Data

Të dhënat e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, të përpunuara nga Scan Tv, tregojnë se në periudhën 9-mujore të këtij viti, në kryeqytet janë hapur rreth 435 subjekte më pak, se e njëjta periudhë krahasuar me vitin e kaluar.

Referuar të dhënave, në periudhën 9-mujore të vitit 2023, gjithsej janë hapur 4473 subjekte në total, por nga janari deri në shtator të këtij viti, janë hapur 4038 biznese gjithsej.

Por cilat janë aktivitetet që hapen më së shumti?

Referuar të njëjtave të dhëna, kryesisht në 9 muajt e këtij viti janë hapur më shumë njësi shërbimi ku janë 1853 në total, më pas shitjet me pakicë 1029 në total, transport me 357 subjekte etj.

Por si paraqitet situata në subjektet e mbyllura në kryeqytet?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related