Debate për integrimin në Komisionin e Jashtëm, opozita kërkon raport urgjent

Data

Në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar sqarime nga qeveria për vonesën në dorëzimin e raportit mbi ecurinë e integrimit europian.

Deputetët e Partisë Demokratike ngritën shqetësimin se negociatat mund të jenë bllokuar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe kërkuan që raporti të paraqitet sa më shpejt për të shmangur spekulimet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës socialiste mohuan që procesi i integrimit të ketë ngecur, duke theksuar se raporti do të dorëzohet së shpejti dhe se zhvillimet po ecin sipas planit.

Kreu i Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani, bëri të ditur se i është kërkuar zyrtarisht qeverisë dhe kryenegociatores që të raportojnë në Kuvend në një afat sa më të shkurtër.

Në të njëjtën mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe kandidaturat për ambasadorë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në Belgjikë, të cilat morën mbështetjen e opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related