Një sherr i rëndë mes të miturve tronditi sot kryeqytetin, pasi një 14-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.
Analisti Arian Curri, duke kthyer vëmendjen edhe nga prindërit dhe insitucionet përgjegjëse, e quajti këtë ngjarje një ‘vrasje me paramendim’.
Analisti i kërkoi Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu që të japë dorëheqjen pas kësaj ngjarje të rëndë duke u shprehur se “perimetri i sigurisë në shkolla është një fiasko”.
Ai shprehet se perimtetri i sigurisë është një mashtrim i nisur nga Taulant Balla dhe i pasuar nga Ogerta Manastirliu.
“Jemi të paarsimuar për trurin e një adoleshenti. Nuk ka ndryshuar fakti që prindërit dhe institucionet nuk kuptojnë pse një adoleshent dhunon dhe dhunohet. Një prindi, psikologu apo polici, t’i them si funksion truri i një adoleshenti ai do hapi sytë. Adoleshentët janë gjenialë në mësim dhe nga ana tjetër, ngaqë janë duke dalë nga fëmijëria lobi frontal nuk bën dot lidhjen.
