Ilir Beqaj la dy ditë burgun për Komisionin Hetimor/ Avokati paralajmëron se çështjen do ta çojë në Strasburg: Trajtim çnjerëzor! Ish-ministri ishte përgatitur për…Ja pse dështoi

Data

Avokati flet për një trajtim çnjerëzor gjatë dy ditëve që ish ministri dhe ai ndodheshin në kryesinë e Kuvendit, madje paralajmëron se çështjen do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

“Ky komision nuk dështoi thjesht për shkak të menaxhimit të dobët, por sepse u kthye në një shembull të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut. Madje ky komision ka krijuar një çështje për Strasburg që do të përdoret si pikë referimi në të ardhmen. Kjo është trashëgimia e këtij procesi”, shkruan ndër të tjera avokati.

Sipas avokatit, ish ministri Beqaj ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për t’u përgatitur për dëshminë e tij në komision, pavarësisht vështirësive teknike dhe praktike që vijnë si pasojë e kushteve të paraburgimit.

“Në mungesë të aksesit të tij në një laptop, ai ka punuar mbi deklaratën dhe dëshminë e tij me shkrim dore. Këto shënime janë hedhur në kompjuter nga unë dhe familjarët e tij dhe më pas i janë kthyer atij sërish për t’i konspektuar. Gjithashtu, për shkak të mungesës së hapësirës në qeli, materialet e dosjes janë printuar pjesërisht dhe i janë dërguar atij në mënyrë të vazhdueshme për t’u lexuar.

Në komision z. Beqaj kishte: (i) të drejtën e një deklarate paraprake kontekstuale, (ii) të drejtën dhe detyrimin që ti përgjigjej pyetjeve, si dhe (iii) të drejtën për të dorëzuar prova. Ai u përgatit në mënyrë të detajuar për t’i shfrytëzuar të gjitha këto të drejta. Për shembull, deklarata paraprake u përgatit në formën e një materiali prej 248 faqesh në PoëerPoint, që përfaqësonte një përpjekje serioze dhe profesionale. Për çdo pyetje të mundshme nga komisioni, ne ishim të përgatitur me fakte dhe dokumente, të cilat i kishim me vete si në formë fizike, ashtu edhe elektronike”, shkruan avokati.

Reagimi i avokatit te Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj

Nganjëherë është më mirë të presësh dhe të reflektohesh përpara se të reagosh ndaj atyre që nxitojnë të shpërndajnë gënjeshtra për të justifikuar veprimet e tyre të pamenduara.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha mediat që na mbështetën gjatë këtyre ditëve dhe për reagimin e tyre kundër gënjeshtrave të përhapura. Ajo që përjetuam dhe dëgjuam gjatë dy ditëve të një trajtimi çnjerëzor nuk duhet të përsëritet kurrë. Për askënd. Opozita duhet të reflektojë thellë mbi këtë turp, ashtu si edhe Kuvendi dhe faktori ndërkombëtar. Mesazhi i këtij procesi është i qartë dhe shumëdimensional, duke ofruar mjaftueshëm arsye për reflektim për të gjithë ju.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related