Gjykata e Lezhës ka pezulluar gjykimin ndaj Edmond Përdodës, i akuzuar për vrasjen rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje kjo e ndohur më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.
42-vjeçari Edmond Përdoda akuzohet për veprat penale “Vr*sje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, teksa tashmë gjykata ka vendosur për të caktimin e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor (psikiatrik).
Pezullimi i gjykimit për Përdoden erdhi pas raportit mjeko-ligjor që e nxori me probleme të thekesuara të shëndetit mendor, ndërsa është vendosur edhe shurja e mases së sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij
Edmond Përdoda u arrestua nga forcat RENEA në shkurt të vitit 2022, dy vite pas krimit të dyfishte, teksa dyshohet se ka ndihmuar vëllain e tij, Aleksandër Përdoda, i dënuar me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së dyfishtë.
Kol Murrani dhe Preng Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, më 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kishin në fshatin Lalm i Vjetër.
