Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës të përmbyten
Intensiteti i reshjeve të shiut është në rënie, por parashikohet që në orët në vijim të kemi të tjera reshje me intensitet të lartë.
Kujtojmë se pak javë më parë, pjesa më e madhe e qytetetit të Vorës u pushtua nga uji, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale për qytetarët.

