Në një periudhë ku pensionistët po përballen me sfida të shumta ekonomike, ka lajme të mira që priten të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e jetesës së tyre. Reforma e re e pensioneve dhe rritja e pensionit minimal janë hapa të rëndësishëm drejt një mbështetje më të fortë dhe të qëndrueshme për të moshuarit. Eksperti i ekonomisë, Ramadan Kondi ka zbuluar gjatë një interviste për “SCAN TV” se këto ndryshime do të sjellin përfitime të prekshme dhe do të ndihmojnë në ruajtjen e fuqisë blerëse, duke adresuar disa nga shqetësimet më të mëdha që kanë pensionistët. Me këto masa, qeveria synon të përmirësojë standardet e jetesës dhe të ofrojë një ndihmë më të qëndrueshme për ata që kanë ndihmuar për të ndërtuar vendin tonë.
-Indeksimi do të nis nga muaji tetor e cila pritet të jetë 4-5%, ndërkohë shporta e ushqimeve ku llogaritet indeksimi si dhe është pjesa ku pensionistët shpenzojnë pjesën më të madhe të parave si edhe ilaçet kanë patur rritje më të madhe. Çfarë do të thotë ky investim nëse krahasojmë me fuqinë blerëse
Sa i përket problemeve të indeksimit, shpeshherë është diskutuar nëse kemi një metodikë të qartë për indeksimin. Po të shohim ligjin e indeksimeve, i cili përcakton problemet e pensioneve është përcaktuar në mënyrë taksative. Me një VKM të vitit 2006, që ka dalë për herë të parë ligji i indeksimit, është përcaktuar që të bëhet çdo vit me 1 maj e më vonë bëhej një vit më 1 prill e herë me 1 tetor e herë nuk aplikohej çdo vit. Kemi një ndryshim për sa i përket skemës së ndjekur në vijimësi. Që këtu fillon që të prishet metodikat e përcaktuara dhe objektivat e vendosura me ligjin për pensionet. Ajo që ka rëndësi dhe është përcaktuar në ligjin e pensioneve, të ardhurat reale të jenë të garantuara. Pra të mos ndryshojë fuqia blerëse.
-Mendoni se reforma e ndërmarrë 10 vite më parë, e ka kryer misionin apo humbur efektin e saj?
Me thënë të drejtën, ligji që u bë dhe hyri në fuqi në 2015-ën me qëllim përmisimin e jetës së pensionistëve, e ka përkeqësuar duke e humbur vlerën e vetë si ligj. Nisma që është marrë për të bërë një reformë të re në sferën e sigurimeve shoqërore, është një nismë shumë e mirë dhe duhet konsideruar e pranueshme.
-Nëse flasim për pensionet në rritje mes 4% dhe 5%, është një rritje domethënëse dhe rritja e pensionet është 400-500 lekë të vjetra, kur ndërkohë paga është 20000 lekë rritja shkon në nivel maksimal në vlerë 100.000 lekë?
Për të krahasuar rritjen, marrim nivelin mesatar të pensioneve që është rreth 20000 lekë, në vlerën më maksimale. Po të marrim për bazë këtë shifër e cila flitet si e konsoliduar e cila është 4.2%, d.t.th që të rritet në muaj pensioni vetëm 840 lekë. Kemi të bëjmë me një rritje e cila, konsumohen shumë fuqi mendore, media, ide dhe kur vjen puna, është një shifër e papërfillshme.
-Reforma e re, e cila është duke u hartuar, duke u diskutuar edhe me asistencën me Bankën Botërore. Kjo e fundit ka thënë që padyshim do të merren parasysh edhe zhvillimet demografike, ulja e numrit të kontribuuesve dhe rritja e numrit të përfituesve. Ku duhet të fokusohet më së shumti reforma e re?
Reforma e re, kam dëgjuar dhe idenë që hodhi ministri i ri i Financave, që niveli i ulët i pensioneve të ketë një bazë rritje. Pensioni minimal duhet t’i afrohet gradualisht minimumit jetik. Atë që vetë Banka Botërore e ka llogaritur verë minimumin jetik, 6.5 dollar në ditë. Nëse do të çojmë pensionin minimal në vlerë 20.000 lekë, do të jetë një hap i sigurtë për rregullimin drejtë bazës. Sepse po shkuam në këtë vlerë për pensionin minimal, do të rrish gradualisht në mënyrë direkte dhe pensionet bazike. Vetë demografia e popullatës dhe lëvizja mekanike që është bërë, ku fshati sot gati është boshatisur plotësisht, e në një formë apo në një tjetër jemi të detyruar që edhe pensionistët të cilët vërtetë kanë qenë në fshat dhe kanë një pension rural që është 8000 lekë, tani kanë ardhur në zona urbane po me pension rural. Tani do të shikojmë ndërhyrjet si mund të rregullohet. Edhe studimi i CENS-it të popullsisë që mund të shpërbejë shumë për këtë qëllim. Nëse do të harmonizohet për të arritur në një vlerë të përafërt pensioni rural me atë urban.
