Qeveria krijon një shoqëri të re aksionere për rrugët

Data

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin në mbledhjen e kësaj të mërkure të krijojë shoqërinë aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, sh.a., e cila shkurtimisht do të quhet EKORR.

Në vendimin e Qeverisë theksohet se kjo kompani do të jetë me kapital 100% shtetëror dhe do të ofrojë shërbime të operimit për mundësimin e aksesit në rrugë të përdoruesve.

Gjithashtu, EKORR do të ofrojë kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Sipas VKM-së, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë dhe brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit do të ndjekë procedurat e nevojshme ligjore për themelimin dhe regjistrimin e shoqërisë në QKB.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 50 milionë lekë dhe do të transferohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë shoqërisë EKORR, sh.a., menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related