Kryeministri Edi Rama nuk ka të ndalur në propagandën qeveritare, saqë i janë errur sytë dhe nuk verifikon asgjë më që ka të bëjë me publicitetin apo turizmin.
I fundit rast është fotografia e një arushe me të vegjlit e saj e kapur në Poloni, por që për Edi Ramën ky moment është kapur në bjeshkët e Tropojës.
Një mashtrim qesharak, a thua se edhe kjo fotografi është bërë e mundur falë rilindjes mavi.
Në këto momente postimi i Ramës është fshirë nga rrjetet sociale.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm që Edi Rama ka shpërndarë lajme të rreme nga faqja e tij personale në rrjetet sociale.

