Selami Xhepa, pedagog dhe ekspert ekonomie u shpreh se skema e pensioneve ka nevojë dramatike që të rishikohet.
Eksperti shprehet se pothuajse e gjithë kategoria e pensionistëve në vendin tonë jetojnë në kufirin e varfërisë.
“Kjo është skema që e kanë gjithë vendet e botës. Ne që punojmë sot dhe paguajmë kontribute, nuk paguajmë për veten, por për ata që marrin pension sot.
A e meriton një shoqëri sot që të kemi pensione me 180 euro pension mesatar. Mendoj se është realisht në pozitat e një vendi që gjithë kategoria e pensionistëve, jetojnë në kufirin e varfërisë.
