Gazetari Osmani Stafa ka publikuar disa prej mesazheve në grupin e “chatit” të punës mes mjekëve të Onkologjikut, për të cilat thotë se janë 5 vite komunikim të cilat i ka dërguar dhe në Prokurorinë e Posaçme.
I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Stafa shprehet se në komunikimet mes mjekëve zbulohet se janë 43 ilaçe kimioterapie që kanë munguar për 5 vite, për të cilat thotë se është kriminale.
Osman Stafa: Janë 5 vite komunikim që unë i kam dërguar dhe në SPAK. Janë komunikimet që unë nuk i kam hequr asnjë presje për shkak se unë kam firmosur në SPAK kur kam dhënë deklarimin tim që një gjë më e vogël, e cila cënon këtu grup “chati”. Unë kam dërguar të gjithë komunikimet në grupin e “chatit”.
Blendi Fevziu: Si grupin e “chatit” sepse ju duhet të dorëzoni një celular?
Osman Stafa: Teknologjia po ofron mundësinë që të eksportosh të gjithë “chatin” kur është komunikuar, me datë dhe me çdo gjë tjetër.
