Një gjyqtar në Pensilvani, Angelo Foglietta, ka refuzuar të bllokojë menjëherë dhënien e 1 milion dollarëve nga miliarderi Elon Musk për votuesit, duke lejuar kështu vazhdimin e këtij aksioni para zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Gjyqtari vendosi të pezullonte padinë deri sa një gjykatë federale të shqyrtojë rastin, duke i dhënë Musk-ut mundësinë të vazhdojë dhënien e dhuratave, pasi çështja me shumë gjasa nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve të së martës. Prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, kishte kërkuar ndalimin e këtyre dhënave më pak se një javë para zgjedhjeve të ngushta mes Donald Trumpit dhe kandidates demokrate, Kamala Harris.
Krasner, që është njohur për promovimin e çështjeve progresive, akuzon Musk dhe komitetin e tij të veprimit politik, America PAC, për organizimin e një “skemë lotarie të paligjshme për të ndikuar tek votuesit”. Musk ka ofruar çeqe prej 1 milion dollarësh për individë të përzgjedhur rastësisht që nënshkruajnë një peticion për mbështetje të lirisë së fjalës dhe të drejtave për armë. Kjo ofertë është e kufizuar për votuesit e regjistruar në shtatë shtetet kyçe që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.
