Meta në ceremoninë e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll: Ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë

Data

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka merrë pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Meta u shpreh se Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur, jo vetëm ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin.

Gjithashtu theksoi se është një shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale dhe zgjedhjet e lira.

“I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Kënaqësi të ndaja me bashkëatdhetarët tanë në Stamboll urimet më të përzemërta për këtë ngjarje të shënuar për mbarë kombin shqiptar!

Kosova, si shtet i lirë dhe i pavarur, jo vetëm ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë, por është një shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale dhe zgjedhjet e lira”, shprehet Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related