Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Shkodër.
Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku u shënuar 2 viktima nga një a*entat me a*më zjarri.
Postimi i Sulës:
Shteti nen pushtetin e bandave.
Tronditëse ngjarja ne Shkodër. Kr*minelët morën jetë mu në mes të ditës.
Organet e rendit duhet te ngrihen ne këmbë e te kapin autoret.
Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.
Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e drejtuesve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar.
