Familjarët e viktimave të 21 Janarit: Nuk duam hakmarrje, por drejtësi

Data

Gjatë homazheve të mbajtura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka përsëritur thirrjen për drejtësi për nipin e tij dhe tre protestuesit e tjerë të vrarë më 21 janar 2011. Pesëmbëdhjetë vite pas ngjarjes, ai theksoi se dhimbja dhe kërkesa për përgjegjësi mbeten të pandryshuara.

Mark Nika u shpreh se çdo vit merr pjesë në homazhe për të nderuar kujtimin e Aleks Nikës dhe viktimave të tjera, duke shpresuar që drejtësia të vihet më në fund në vend. Ai apeloi që institucionet e drejtësisë të mos e harrojnë këtë ngjarje dhe të mos lejojnë që përgjegjësia të mbetet pa emër.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Përgjegjësia nuk duhet të harrohet”, u shpreh ai, duke shtuar se shpresa e familjarëve është te SPAK-u dhe te drejtësia ndërkombëtare.

Ai gjithashtu përmendi mbështetjen e premtuar nga partnerët ndërkombëtarë, duke shpresuar se zëri i familjarëve do të dëgjohet dhe se zbardhja e plotë e ngjarjes do të sjellë qetësi për shpirtrat e viktimave dhe besim për shoqërinë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related