“Provat që pretendon SPAK janë në celularin e ish-bashkëshortes”, Meta reagon nga burgu: Ja skandali që..

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu në lidhje me atë që ai e quan arrestim të paligjshëm të tij.
Reagimi i Ilir Metes

Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku unë lëvizja dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani), ndërsa unë, Ilir Meta, u rrëmbeva me dhunë dhe u tërhoqa zvarrë nga automjeti mes publikut, me një trajtim kriminal e degradues pa m’u komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa m’u lexuar të drejtat, që më takojnë, sipas Kushtetutës.

Në dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan që të kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO, ndërsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin.

Asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës.

Neni 28/1 i Kushtetutës, parashikon se:
“1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”

Po këtë e shpreh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 5 të saj, në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e tjerë, që parashikon njëlloj se: “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe të drejtat e tij përfshin të drejtën për të mos u vetinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.

Rasti i 21 Tetorit tregoi qartë se as unë, Ilir Meta dhe as personi tjetër, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonjë vendim gjyqësor, nuk u informuam për të drejtat tona, nuk na u lejua të telefononim avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as që pranonin të identifikoheshin dhe kur i’u prezantuam dhe kërkuam një akt ose dokument juridik, nisën të ulërisnin dhe të ushtronin dhunë.

Shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk.

Hetimi i plotë i kësaj çështje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.

Precedentët e shumtë të vendosur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm ka pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë procesin në fjalë, që është haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe politik.

I gjithë kuadri ligjor, që është shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit të “Arrestit në burg”, që u krye nga forcat speciale të policisë, lëshuar nga SPAK, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, është në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

📌 Skandali që udhëheq gjithë këtë arrestim të paligjshëm është vetë urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi të cilët e kanë mbështetur urdhrin e tyre për arrestimin e Ilir Metës në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related