“Aten…at politik apo larje hesapesh” Pak ditë më parë u kërcënua me ar..ë, sot plagoset në ate…at! Kush është Arlind Bushati, djali i ish kandidatit për bashkinë e Shkodrës

Data

Një nga personat e plagosur në ate,,,,tin  me ar..ë. zja,,i në Shkodër është edhe Arlind Bushati, djali i ish kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër

Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit, Arlind Bushati afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur me 11 tetor.

Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna.

NJOFTIMI I POLICISE 11 TETOR

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NGJARJA SOT (30 TETOR)

Ndërkohe sa i takon ngjarjes se sotme (30 tetor), Arlind Bushati ka qenë duke lëvizur në një makinë me Hamza Licin, i cili mbeti i vrarë.

Sipas policisë, automjeti që udhëtonin Lici  dhe Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë gruaja dhe u plagos burri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related