Gjekmarkaj në krahë të gazetarëve Shqiptarë: Duhet të kenë mbështetje për të mbrojtur lirinë e medias

Data

Në takimin me europarlamentarët e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, nënkryetari i PD-së dhe drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, shprehu shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.
Duke iu referuar renditjes së fundit të Reporterëve pa Kufij, Gjekmarkaj theksoi se Shqipëria është zhytur në vendin e 99-të nga 180 vende, një tregues i qartë i përkeqësimit të vlerave demokratike.

Ai kritikoi ndikimin e madh të qeverisë në media dhe qasjen centralizuese të informacionit përmes Agjencisë për Media dhe Informacion, duke theksuar se kjo minon transparencën, presionet ekonomike, ligjore dhe sociale ndaj gazetarëve, tha ai, janë të papranueshme dhe po rrezikojnë pavarësinë e gazetarisë shqiptare.
Gjekmarkaj përmendi gjithashtu kërcënimet ligjore, ku padi strategjike përdoren për të heshtur gazetarët kritikë. Me shembuj të veçantë, si burgosja e deputetit Ervin Salianji, Gjekmarkaj e cilësoi gjendjen aktuale si një kërcënim për demokracinë. Në përfundim, ai bëri thirrje për mbrojtjen e lirisë së medias, e cila është thelbësore për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

FJALA E GJEKMARKAJT:
Të nderuar anëtarë të Parlamentit Europian,
Sot jam këtu për të adresuar gjendjen shqetësuese të lirisë së medias në Shqipëri, e cila sipas indeksit të vitit 2024 të Reporterëve pa Kufij aktualisht renditet e 99-ta nga 180 vende,. Kjo paraqet një rënie drastike që nga viti 2020, duke sinjalizuar një ndryshim shqetësues për vlerat demokratike në Shqipëri.
Rënia e lirisë së medias

Një pjesë e madhe e mediave shqiptare operon nën kontrollin e konsiderueshëm të qeverisë. Kryeministri jo vetëm që ka centralizuar kontrollin mbi përmbajtjen mediatike, por gjithashtu shpesh herë ka perdorur gjuhe jo adeguate , duke i quajtur ata me terma nënçmues si “kazan,” duke nënkuptuar se ata përhapin vetëm “plehra”.
Kjo retorikë nga nivelet më të larta të qeverisë ka krijuar një mjedis armiqësor për gazetarët, një situatë që është përmendur si nga organizatat e gazetarve të vendit por edhe ato ndërkombëtare.

Kontrolli i informacionit nga qeveria
I gjithë informacioni zyrtar nga institucionet shtetërore është i centralizuar përmes Agjensisë për Media dhe Informacion, një njësi qeveritare brenda zyrës së Kryeministrit. Në vend që gazetarët të kenë akses të drejtpërdrejtë në ngjarje dhe konferenca për shtyp, ata marrin informacione të parapërgatitura dhe të mirë kontrolluara .
Ky kontroll nga ana e agjencisë, kundërshtohet nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat argumentojnë se ai pengon transparencën dhe minon rrjedhën e lirë të informacionit, duke e kthyer informacionin publik në propagandë qeveritare.
Presione ndaj medias së pavarur dhe gazetarëve

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related