Protesta e pensionistëve para kryeministrisë, i moshuari transportohet me ambulancë në spital, si paraqitet gjendja

Data

Pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve. Ata janë shprehur se duan të marrin më shumë. Ndërkohë një nga pensionistët i pranishëm në protestë nuk është ndjerë mirë. Është kërkuar ardhja e ambulancës ku më pas i moshuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Kjo është protesta e dytë që pensionistët po organizojnë. Ata kanë përsëritur kërkesën e tyre për rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale. Një pjesë e tyre kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me rritjen prej 4.6% në pensione, duke marrë si shembull rritjen e vendeve fqinje me 20%. Pensionistët kërkojnë që qeveria të marrë masa të menjëhershme për të adresuar këtë diferencë.

Pjesa tjetër e pensionistëve ende vijojnë të qëndrojnë në protestë, edhe pse deri më tani nuk ka një reagim nga insitucionet përkatëse. Ata kërkojnë rritjen e pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit, për të përballuar kostot minimale të jetësës. Ata tregojnë për mediat se me pensionet dhe çmimet aktuale e kanë të pamundur të jetojnë një jetë të denjë. Sakaq, policia ka krijuar një kordon sigurie, për të evituar përplasjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related