Deputetët e PD takohen me delegacionin e PE: Na qëndroni afër, përballë në zgjedhje kemi kr*****

Data

Delegacioni i Parlamentit Europian prej 10 eurodeputetësh, të cilët ndodhet në Tiranë  për takimin e 18-të të Komisionit ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit, është takuar edhe me përfaqësuesit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Oerd Bylykbashin.

Së fundmi është zbardhur edhe diskutimi mes tyre, ku Bardhi ka theksuart se takimi i sotëm do të zhvillohet në ambientet e një hoteli, vetëm për shkakun se ata janë ndëshkuar nga opozita.

Më tej, deputeti demokrat iu ka bërë me dije eurodeputetëve se Qeveria nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe si përballë në zgjedhje kanë krimin e organizuar. Bardhi ka kërkuar mbështetje nga deputetët e PE-së.

Gazment Bardhi: Integrimi është një synim politik i shqiptarëve dhe një arritje e shqiptarëve, por ne nuk mund të mos flasim për të vërtetat. Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot ne takimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit e bëjmë në një hotel, sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë. Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e Jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Avdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar Kryeministrit se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e Partisë Socialiste në Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët. Na qëndroni afër në këto momente sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related