Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet si një pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Bëhet fjalë për një aprtament me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2 që ndodhet në katin e 7-të të një pallati.
Sipas SPAK, apartamenti apo shpenzimet e kryera për mobilimin e saj nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga Ilir Beqaj apo personat e lidhur me të.
SPAK ushtroi kontrolle në muajin korrik në këtë apartament, ku dera e banesës është hapur me shpërthim, pasi avokati i Beqajt nuk shkoi me pretendimin se ai apartament nuk është i ish-ministrit.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në banesat e Beqajt, në sendet e tij i janë gjetur disa foto me të njëjtin aredim që ka apartamenti në Vlorë aktualisht.
