Më shumë se 10 mijë njerëz u vra@ë gjatë viteve të fundit në burgun famëkeq të Saidnaya në Siri nga regjimi i Bashar al-Assad.
Burgu ushtarak Saidnaya pranë Damaskut. Më shumë se 10,000 njerëz janë vra@ë vetëm këtu gjatë viteve të fundi
Pamjet që do shihni më poshtë janë vetëm një dëshmi sesi diktatori Bashar al-Assad e bëri popullin e tij të vuante.

Një i burgosur që nuk mund të ecë më, pas torturave në burgjet e Assad
Të izoluar prej vitesh nga bota e jashtme, në momentin kur ata u liruan nga rebelet siriane menduan se mos i kishte liruar ushtria irakiane dhe se Sadam Hysein (i vdekur qe në 2006) kishte çliruar Sirinë.

Një djalë i vogël del nga qelia e burgut
Pas përmbysjes së diktatorit, rebelët anti-Assad liruan të burgosurit nga burgjet e regjimit

Rebelët gjetën të burgosur të mbështjellë me qefine të gjakosur
Burgjet Saidnaya dhe Mezzeh pranë Damaskut janë veçanërisht të njohur. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, dhjetëra mijëra njerëz u vranë. Në Saidnaya, të burgosurit janë ende të mbyllur në objektet nëntokësore. Raportet nga këto objekte të torturës dhe vdekjes janë tronditëse.

Ky palestinez u torturua me cigare
Pamjet tregojnë gra dhe fëmijë që largohen nga qelitë. Mbi të gjitha, imazhi që bëri xhiron e botës ishte i një djali të vogël që del i habitur nga dhoma e burgut dhe shikon përreth.

Shumë të burgosur duhej të jetonin në qeli të pista

Kjo supozohet të jetë një pajisje per te shtypur njerezit dhe që është përdorur për të vrarë të burgosurit ose asgjësuar kufomat
