Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se me rëndësi është që në procesin e ardhshëm zgjedhor, të shkohet atje si një proces ku ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo ta shohim thjesht si proces votimi
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, në një intervistë përmes Skype, Këlliçi tha se më 2025 qytetarët duhet të jenë të lirë të votojnë në bazë të programeve politike që ofrojnë partitë në zgjedhje.
Sipas Këlliçit, në zgjedhje nuk shkohet vetëm me PS, por edhe me organizatën e saj partnere, SPAK, që sipas tij po manovron politikisht, për t’i lehtësuar Ramës fitoren në mandatin e katërt qeverisës, përmes burgosjes dhe izolimit të dy liderve kryesorë të opozitës.
Lidhur me vizitën e Ramës në Nju Jork dhe turneun e planifikuar atje, Këlliçi tha se Rama së pari duhet të bëjë transparencë për prezencën e tij në NBA, së bashku me bashkëshorten e tij.
Këlliçi u ndal edhe në protestën e diasporës shqiptare në Amemerikë kundër turneut të Ramës, ku e cilësoi të paprecedentë një protest të tilllë. Kjo tregon qartë sipas tij, se diaspora e di që kemi të bëjmë me një narko-trafikant si Edi Rama.
