Historia e një çifti, të cilët sot janë 44 vjeç të dy, tronditi të gjithë në “Për Shqiptarët”, një histori që as në filma apo libra nuk i hasim.
Sot ata janë të martuar dhe kanë tre fëmijë. Dy fëmijë ndërruan jetë, njëri gjatë lindjes dhe tjetri pak pasi lindi, ndërsa dy djem u përballën me një gjendje të rëndë shëndetësore. Të madhin e lanë para rajonit të policisë në Francë, për t’u kuruar, me një dosje të mbushur plot me dokumente ku tregoheshin sëmundjet. Ndërsa i vogli bëri një operacion 60 mijë euro për të dëgjuar dhe folur.
Historia e Aleksandrit dhe Manushaqes
Aleksandri dhe Manushaqja janë nga Burreli, të dy shokë nga klasa e parë. Leksi siç e thërret gruaja e tij, ishte shoku i klasës, por edhe fqinji.
Shtëpitë i kishin pranë, e kur Manushaqja dilte, ai e shihte nga dritarja, rendte me vrap për t’i dalë para rruge vajzës që pëlqente aq shumë.
