Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuar në A2 CNN ku foli edhe në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.
Diplomati zbuloi se në 36 vite bashkëpunim, Gjermani ka lëruar më shumë se 1.2 miliardë euro në Shqipëri në disa sektorë, ku energjia është kryesorja
“Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë në sektorin e ekonomisë, në 36 vite kemi lëvruar 1.2 mld euro. Jemi partnerë afatgjatë me Shqipërinë. Të gjitha projektet i shërbejnë projektit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm. Para pak ditësh patëm bisedime për sektorët e energjisë, arsimi profesional, energjia ndryshe dhe zhvillimit rural. Ajo cka është e dukshme janë projektet që prezantuam për ndryshimet klimatike”, tha ambasadori.
Në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD për bujqësinë, diplomati gjerman u shpreh se kjo çështje do të sqarohet dhe qeveria ka shprehur angazhimin për këtë gjë.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ministritë që bashkëpunojmë për zhvillimin. Nuk do të kishte ndodhur bashkëpunimi nëse nuk do të kishim besim. Kemi besim që proceset që duhet të sqarohen për IPARD 3 do të sqarohen. Për të ardhmen do të merren dhe masa”, tha ai.
