Një sinjal i ri në marrëdhëniet diplomatike, Sllovakia mbyll Zyrën Ndërlidhëse në Kosovë

Data

Sllovakia, një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka vendosur të mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Prishtinë, pas një çerek shekulli nga hapja e saj. Ky vendim vjen në një kohë kur Kosova është duke kërkuar të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe të thellojë integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare. Deri tani, Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar ndonjë koment lidhur me mbylljen e Zyrës Sllovake.

Mbyllja e Zyrës Ndërlidhëse është një hap që e largon Sllovakinë nga përpjekjet për të njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Kjo ka ngritur shqetësime për ndikimin që ky vendim mund të ketë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Zyrtarët e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë e kanë konfirmuar këtë vendim përmes Radio Kosovës, duke shpjeguar se Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë do të mbyllet deri më 31 dhjetor 2024, për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimi të buxhetit

Vendimi për mbylljen e zyrës është marrë muajin e kaluar, në kuadër të një agjende më të gjerë të qeverisë sllovake, e udhëhequr nga kabineti majtë-nacionalist i kryeministrit Robert Fico, që synon të riformojë institucionet dhe politikën e jashtme sllovake. Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka komentuar mbylljen e zyrës dhe as ndikimin që mund të ketë ky vendim në raportet mes dy vendeve.

Gëzim Visoka, profesor në Departamentin e Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit në Irlandë, ka theksuar se mbyllja e zyrës është një shenjë shqetësuese për aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës. Ai tha për Radio Kosovën: “Mbyllja e Zyrës Sllovake në Prishtinë nuk do të duhej të paraqiste një lajm shqetësues, por fakti që Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka një politikë të jashtme të përafërt me Serbinë, rreth Kosovës, rajonit dhe luftës në Ukrainë, e bën këtë vendim një sinjal jo të mirë.”

Visoka po ashtu shtoi se mbyllja e zyrës në këtë kohë mund të interpretohet si mosgatishmëri për ta njohur Kosovën. Ai e krahasoi këtë situatë me qëndrimin e Greqisë, e cila ka ndërtuar marrëdhënie pragmatike diplomatike me Kosovën gjatë dekadës së fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related