Teliti ‘kryqëzon’ qeverinë Rama për dështimin e reformës së pensioneve pas 11 vitesh

Data

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti i ka kujtuar kreut të qeverisë Rama se vijon talljen me shtresën më të vrafër të popullsisë, pensionistët.
Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Teliti thotë se arsyet e rreme të mosxrritjes së pensioneve nga qeveria, treguan qartë dështimin e saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga vetë pensionistet vetë, dështim të cilin, PD e paralajmëroi.

Sipas Telitit, ishte vetë Rama që rriti taksat, tatimet dhe tarifat në kurriz të shqiptarëve dhe pensionistëve, ndërkohë që paratë i dërgoi në llogaritë e tenderimeve pa garë, lukseve qeveritare, koncesioneve të pakërkuara klienteliste e korruptive dhe “rrugëve të florinjta”.
Këshilltari për çështjet ekonomike Dorian Teliti premtoi se në mandatin e parë qeverisës të PD, Rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre, është angazhim madhor i kësaj force politike.
Deklarata e këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti:

Të dashur qytetarë!
Pamë se si Kryeministri, ministrat dhe zëdhënësit e tij zyrtarë ose jo, mundoheshin, të justifikoheshin para shqiptarëve, dhe sidomos pensionistëve të harruar prej tyre.
Pamë sot sesi kreu i qeverise dhe stafi i tij na flisnin për arsyet e rreme të mos rritjes sa duhet të pensioneve, dhe për deficitin e skemës së pensioneve. 11 vite më parë ishte i njëjti Kryeministër që na shiste si mrekulli reformën e re të pensioneve, që sipas tij do zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemet e pensionistëve. Sot është i gjithëpranuar dështimi i saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga pensionistet vetë, dështim të cilin ne e paralajmëruam

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related