‘Zhduket gara dhe konkurrenca’, Përnaska kritikon listat e mbyllura: Ka deputete që bëjnë sfilatë në fushatë

Data

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka shprehur kritikën e saj ndaj sistemit të listave të mbyllura për deputetë, duke e cilësuar këtë një faktor që ka zhdukur garën dhe konkurrencën e vërtetë. Në një intervistë për emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Përnaska tha se listat e mbyllura kanë hapur orekset e shumë personave për t’u bërë deputet, pa pasur asnjë aftësi apo kontribut të vërtetë.

Ajo theksoi se shumë deputetë, dhe sidomos deputetë femra, kanë fituar mandate pa asnjë garë apo aftësi, duke u bërë pjesë e politikës përmes mbështetjes së kryetarëve të partive, dhe duke shfrytëzuar sistemin e listave të mbyllura. Përnaska e quajti këtë një situatë ku disa individë fitojnë mandate përmes “sfilatës” gjatë fushatës dhe nuk kanë asnjë lidhje me garën reale apo punën e vërtetë.

Përnaska gjithashtu vuri në dukje se, ndryshe nga ato që pretendojnë të jenë të aftë, shumë nga këta individë që kanë hyrë në politikë përmes këtij sistemi nuk kanë asnjë zanat apo arsim të duhur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related