“Socialistët të kërcënuar…”, gazetarja komenton përplasjen e opozitës me policinë: Ajo që ka ndodhur duhet parë mirë

Data

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, ka komentuar përplasjen e policisë me deputetët e opozitës, duke kritikuar nxjerrjen e armës nga një punonjës policie ndaj deputetit Luan Baçi, të paktën kështu aluduar nga opozita, por policia nga një deklaratë zyrtare ka hedhur poshtë pretendimet nga deputetët e PD-së. Ajo e konsideroi këtë veprim si një shkelje të rëndë, duke theksuar se policia dhe garda nuk duhet të përdorin armë në asnjë rrethanë. Gjithashtu, ajo shtoi se duhet të zbardhet roli i saktë i secilit aktor në incidentin e ndodhur përpara Kuvendit.

“Pavarësisht se është një rrip që qëndron brenda perimetrit të institucionit ku qëndrojnë deputetët, nga një komunikim që pata me drejtuesin e gardës së republikës dhe prej tij ra një reagim se nga radhët e gardës nuk është cënuar asnjë deputet dhe asnjë politikan.

Pra ka një kakofoni, duhet të kuptojmë se kush ka qenë, sepse rrethi i parë që është në aksion me deputetët e opozitës janë policia, ndërsa garda është në një perimetër më të ngushtë me kuvendin, ajo që ka ndodhur duhet parë mirë, është kapelja që i heq dhe pastaj arma apo anasjelltas, duhet parë mirë, por edhe në se ka prapavijë veprimi i deputetit Baçi prapë nxjerrja e armës nga punonjësi i policisë është një shkelje.”

Në lidhje me sigurinë, gazetarja përmendi deklaratën e deputetit Braçe brenda Kuvendit, ku ai shprehu shqetësim për rrezikun ndaj jetës së deputetëve. Sipas saj, kjo ka qenë arsyeja e blindimit të institucioneve nga forcat e rendit.

“Mesa duket ka pasur informacione se deputetët e opozitës do tentonin të thyenin gardhin për të vijuar me atë që ata e quajnë mosbindje civile. Dua të dal te një kërkesë që vetë nga brenda kuvendit deputeti Braçe ka deklaruar brenda sallës se po ju rrezikohet jeta ndaj policia dhe garda duhet të marrin përsipër sigurinë për jetën e tyre, kjo ka qenë dhe arsyeja e blindimit të tyre.

Pra mosbindja civile ka shkuar dhe përtej asaj djegies së karrigeve, prishjes së objekteve dhe subjekteve, por vetë deputetët e PS sot janë ndjerë të kërcënuar nga kjo mosbindje civile.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related