Shtyhet seanca ndaj motrave Berisha, arsyeja

Data

Seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12.00. Shkak u bë mos shoqërimi i Mariela Berishës nga blloku i sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Pas më shumë se dy muajsh në kërkim, Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e kaluar. Ndaj ish-banores së BBV është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa ndaj motrës së saj është caktuar “arrest me burg

Kujtojmë se Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.

Ndërkohë, Klea Prenga në një reagim në rrjete sociale pas vetëdorëzimit të motrave Berisha kërkoi drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që i kanë shkaktuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related