Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Rusia po përpiqet të mashtrojë Amerikën për ta zvarritur dhe më tej luftën

Data

Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij të natës, presidenti ukrainas tha se shumica e tyre u qëlluan në “qytetet e zakonshme, në objektiva civilë”.

“Rusët flasin shumë për gatishmërinë e tyre të pretenduar për të pranuar propozimet amerikane, por, deri më tani, nuk është regjistruar asnjë përgatitje nga ushtria ruse për heshtjen të vërtetë të armëve.  Është absolutisht e qartë se Rusia me të vërtetë po përpiqet të mashtrojë botën, të mashtrojë Amerikën dhe të tjerët, dhe për ta zvarritur më tej këtë luftë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related