Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në bashkinë e Erdogan si inkuizitorë të personazheve që janë kthyer në heretikë të…

Data

Shqipëria nuk ka patur asnjë rast tjetër që një kryeministër a president, që të shkojë deri në këtë nivel raportesh me një kryeministër a president turk. Liderët shqiptarë gjithmonë kanë respektuar Turqinë, por nuk kanë shkuar deri në vasalitet të plotë si kryeministri Edi Rama. Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Tiranës kanë kaluar nëpër shumë faza gjatë historisë, por nën drejtimin e Edi Ramës dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdoganit, ato kanë arritur një nivel të ri bashkëpunimi. Megjithëse Rama po përpiqet të na e shesë si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të marrëdhënieve, është ashiqare se Erdogan po bën ligjin në vendin tonë. Gazeta “SOT” do të rendisë faktet që evidentojnë se Rama e ka hedhur Shqipërinë në krahët e Erdogan. Le ta fillojmë me skandalin e fundit të inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë. Presidenti turk e mbajti prej vitesh të bllokuar duke ushtruar presion tek kryeministri. E ka përdorur si një armë dhe do ta vazhdojë ta përdorë.

Xhamia e Namazgjasë

Ceremonia e Xhamisë së Namazgjasë nxori zbuluar ndërhyrjet antikushtetuese dhe të papranueshme nga Erdogan. Skandali është që “Sulltani” nuk lejoi që pronari “de jure” i xhamisë së re të ishte i ftuar në ceremoni. Mungesa lidhej me pakënaqësitë e presidentit të Turqisë ndaj drejtuesve të KMSH-së, të cilët sulmohen prej vitesh nga organizata të lidhura me Ankaranë si “gylenistë”, një term që i bën ata armiq të Erdogan. Rama u nënshtruar dhe u gjunjëzua nga “Sulltani” duke ia plotësuar dëshirat. Dy muaj më parë raportuam se Erdogan i vendosi disa kushte Edi Ramës për zhbllokimin e investimit turk, porosi të cilat dyshohet se iu transmetuan me presione nga Shërbimi Informativ Shqiptar, kreut të KMSH Bujar Spahiut.

Gazeta “SOT” tha se si fillim ai duhet të arrinte dakordësinë që administrimin ta marrë në duar Myftiu i Tiranës Bilal Teqja, personazh i cili deri më tani nuk ka patur asnjë kontestim nga filoerdoganistët e Komunitetit Mysliman. Dhe kështu ndodhi. Rama emrin e tij e zbuloi gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Nga ana tjetër, në pazaret që Erdogan dhe Rama kanë bërë për Xhaminë e Namazgjasë, duke ia hequr nga kontrolli i plotë Komunitetit Mysliman Shqiptar ra në sy se personi që mbajti duanë pas inaugurimit ishte Kryetari i kryesisë së komunitetit mysliman të Turqisë Ali Erbash. Kjo konfirmoi sërish marrëveshjen që është bërë në prapaskenë nga lideri turk dhe Rama, që udhëzimet do të vijnë nga Ankaraja.

Gylenistët

Po ashtu gazeta  ka treguar gjithë këtë kohë edhe persekutimin nga Rama të njerëzve që shihen si kundërshtarët dhe armiq të presidentit të Turqisë. Ky i fundit dhe vartësit e tij prej kohësh i kanë vënë ultimatum Tiranës zyrtare që të arrestojë të gjithë gylenistët që strehohen në Shqipëri, të cilët kërkon të ekstradohen drejt Turqisë, për shkak se i bën përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit kundër tij në vitin 2016. Përveç personave, Sulltani Erdogan ka kërkuar edhe mbyllje ne të gjithë institucioneve që operojnë në Shqipëri dhe që financohen me lekët e kundërshtarit të tij më të madh, dijetarit dhe miliarderit që jeton në SHBA, Fethullah Gylen. Edhe pse i avashtë në hapat që ka ndërmarrë, Rama nuk i ka refuzuar kërkesat e “sulltanit”. Në shtator të vitit 2022, ministria e Arsimit e drejtuar nga Evis Kushi i hoqi licencën shkollës së mesme Mehmet Akif dhe vendosi të mbyllë kopshtin Turgut Ozal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related