Nuk kam preferenca”/ Rama flet për zgjedhjet në Kosovë, afganët dhe sulmon opozitën serbe

Data

Edi Rama ishte në Madrid të premten ku mori pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit, i cili në vitin 2027 është parashikuar të mbahet në Shqipëri.

 

Gjatë vizitës në kryeqytetin e Spanjës, Rama ka dhënë një intervistë për “El Mundo” ku është shprehur për një sërë çështjesh, që nga deklaratat e fundit të Trump për Gazën, marrëveshjen për emigrantët me Italinë, zgjedhjet në Kosovë, situatën në Serbi, afganët që qëndrojnë në vendin tonë e deri te mbyllja e TikTok.

“Mendoj se plani duhet të qartësohet, të kuptohet dhe të harmonizohet me të gjithë aktorët e tjerë. Është ende herët”, tha Rama sa i përket deklaratave të Trump mbi Gazën.

Sa i përket prerjes së fondeve nga SHBA për afganët që qëndrojnë në Shqipëri, Rama thotë se nuk ka asnjë problem që ata të qëndrojnë në vendin tonë.

Në lidhje me zgjedhjet në Kosovë që mbahen ditën e nesërme, Rama thotë se nuk ka asnjë preferencë, dhe se i respekton të gjithë, edhe pse duhet theksuar përplasjet që ai ka patur me Albin Kurtin, sa i përket marrëveshjeve me Serbinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related