Partia ‘Djathtas 1912’, Kikia: Mungojnë kauzat e reja, thjesht grupime të pakënaqësive

Data

Mentor Kikia, në komentet e tij për partinë e re “Djathtas 1912”, i ftuar në një studio televizive, theksoi se problemi kryesor i partive të reja në Shqipëri është mungesa e kauzave të reja. Sipas tij, këto parti janë më shumë grupime të individëve që nuk pajtohen me lidershipin ekzistues sesa lëvizje që ofrojnë ide të reja. Kikia vuri në dukje se që prej viteve ’90, partitë e reja janë formuar kryesisht si rezultat i përplasjeve brenda partive të mëdha, si PD dhe PS, dhe jo për shkak të nevojave sociale apo ideologjike.

Ai argumentoi se këto parti, ndonëse kundërshtojnë Sali Berishën, Edi Ramën dhe njëra-tjetrën, përfundojnë duke copëtuar votën opozitare. Kikia theksoi se, përkundër shpërthimeve të partive të reja, mungesa e kauzave dhe ideve të reja mbetet shqetësimi kryesor në kontekstin politik aktual.

“Kemi të bëjmë me një realitet të ri politik dhe mesa shoh në kontekstin politik këtu nuk ka risi, pasi partitë e reja nuk ka kauza të reja, pra ka parti të reja plot, por pa kauza të reja. Nga ‘92 filluan dhe lindën parti të reja që nuk u gjeneruan si pasojë e nevojës për kauza të reja sociale. Partitë e reja u shkëputën nga dy partitë e mëdha, nga grupe njerëzish për shkak qejfmbetjesh.

Nga PD janë shkëputur rregullisht, diçka dhe nga PS, por këto parti kanë funksionuar për një farë kohe dhe më pas ose janë kthyer sërish në origjinë ose janë shuar. Ka parti që kanë lindur nga inatet me lidershipet dhe vjen momenti që shuhet. Dhe partia demokratike sot është modeli i fundit të një partie e ndarë deri tani në katër pjesë, ku sërish pjesët e ndara nuk i përfaqësojnë shtresat e ndryshme shoqërore që se gjejnë veten te PD, janë thjesht grupime që nuk pajtohen me lidershipin.

Fillimisht Basha, sot Alibeaj, qasjen kryesore kanë që nuk pranojnë Sali Berishën. Grupimet e reja politike në mospajtim me lidershipin nuk zgjodhën të qëndrojnë te cepi por zgjodhën të japin kontributin ndryshe. Partitë e reja nuk kanë qenë përfaqësuese të vijave ideologjike. Ajo që mendoj se është shqetësuese është konteksti aktual.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related